Boris Johnson do të përballet sot me momentin me të errët në karrierën e tij si kryeministër.
Pasi u njoftua zyrtarisht pas ditësh spekulimesh se ishin dorëzuar letra të mjaftueshme nga ligjvënësit e Partisë së tij Konservatore , pasditen e kësaj të hënë do të zhvillohet një mocion votëbesimi ndaj udhëheqjes së tij.
Të paktën 54 deputetë konservatorë i kanë dorëzuar letra Graham Brady, kryetarit të Komitetit të vitit 1922, duke thënë se ata kanë humbur besimin te lideri i tyre. Kjo shifër përfaqëson 15% të deputetëve konservatorë, pragu në të cilin bëhet i mundur votimi, ndërsa 180 vota do të jenë të mjaftueshme për të vulosur rrëzimin e tij si kryeministër.
Por përpara këtij procesi, Johnosn u është drejtuar me një letër të gjithë anëtarëve të partisë duke kërkuar mbështetjen e tyre.
“Sonte kemi shansin t’i japim fund spekulimeve javore medietike dhe ta çojmë këtë vend përpara, menjëherë, si një parti e bashkuar. Unë u kërkoj mbështetjen tuaj sonte sepse e di se sa shumë mund të arrijmë së bashku”.
Johnson është përballur me kritika për udhëheqjen e tij për muaj të tërë, por ajo që i vuri kapakun këtyre zërave ishte pjesëmarrja e tij në atë njihet tashme si skandali “Partygate” , ku u zbulua se si tubime të shumë politikanëve thyen rregullat e Covid-it brenda Downing Street ndërsa pjesa tjetër e Britanisë urdhërohej rreptësisht ti zbatonte ato.
Ky i sotmi është një votim i fshehtë, që do të thotë se deputetët që i kanë qëndruar publikisht besnikë Johnson-it mund të votojnë ende për ta rrëzuar atë, për sa kohë që ata janë të gatshëm të gënjejnë për këtë më pas. Johnosn do të mund të qëndrojë si kryeministër derisa të gjendet një zëvendësues.
Por edhe në rast se Johnon i mbijeton të sotmes, udhëheqja e tij nuk mund të sigurohet më e sigurt. Edhe pse kjo e sotmja është një procedurë e rrallë, Johnson nuk është i pari që e përballon sfidë. Paraardhësja e tij Theresa May ishte jashtë detyrës më pak se një vit pasi fitoi një votëbesim të tillë dhe që atëherë një procedurë e tillë cilësohet si një ogur i keq.
Ndërkohë, në politikën britanike kanë nisur të diskutohen menjëherë emrat premtuesi si pasues të Boris Johnon. Dy emra janë në krye të listës: Kryetari i Komitetit të Përzgjedhur të Punëve të Jashtme, Tom Tugendhat dhe ish-sekretari i shëndetësisë, Jeremy Hunt, shihen si favoritët për postin e kryeministrit. Votimi i sotëm pritet të mbyllet në orën 20 e 30 me orën lokale.