Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u ka uruar suksese të rinjve të cilët sot kanë provimin e parë të maturës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se ndihet shumë krenar për maturantët.
“Jam shumë krenar për ju! Suksese të gjithë maturantëve në provimin e parë të Maturës”.
Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.