Javët e fundit Arkimed Lushaj i njohur thjesht si Stresi është përfolur disa herë për lidhje të cilat ai i ka mohuar. Mirëpo, postimi i tij i fundit në Instagram duket si një konfirmim i romancës së re.
Reperi ka publikuar në Instagram një video ku shihet me dorën e kapur me një vajzë, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar. Por duke qenë se i ka kapur dorën, duket se me këtë postim kërkon të tregojë se aktualisht është në një lidhje.
Kjo vjen në një ditë të veçantë pasi Stresi feston sot 35-vjetorin. Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të rrethuar plot me vajza të bukura mirëpo ajo ç’ka u vu re ishte se festën e ditëlindjes së reperit të pranishëm ishin vetëm meshkuj (miqtë e tij) dhe nuk u pa asnjë vajzë në postimet e këngëtarit.
Vetëm disa javë më parë, reperi publikoi një video në Instastory ku shihej në makinë me një vajzë identitetin e të cilës e kishtë mbuluar me një emoji. Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte modelja me emrin Megi e cila kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e tij.