Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë zhvendosjen e festivalit Sunny Hill në Tiranë. Rama ka shkruar nga Kievi për këtë lajm teksa thotë se në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.
“😍LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S’ka si Tirona jo❤️”, shkruan Rama.