Tani është e sigurt, Harry dhe Meghan do të marrin pjesë në Jubileun e Mbretëreshës së bashku me fëmijët e tyre Archie, 3 vjeç dhe Lilibet, që të shtunën feston 1 vjetorin. Pasi morën garanci për sigurinë (në shtëpinë e tyre në Shtetet e Bashkuara, Sussex-ët mbrohen nga një ekip sigurie 24/24, duke përfshirë 12 ish-anëtarë të forcave speciale), ata fluturuan për në Londër. Dukat pritet të marrin pjesë në festën e falënderimeve me Mbretëreshën në Katedralen e Shën Palit të premten në mëngjes, si dhe në “Party at the Palace” të BBC-së mbrëmjen e ardhshme.

Do të jetë një festë shumë e veçantë për mbretëreshën Elizabeth, e cila prej muajsh kishte bërë të ditur se donte të takonte stërnipërit e saj Archie, të cilin mbretëresha e ka parë vetëm të porsalindur dhe Lilibet, që se ka parë asnjëherë personalisht. Jo vetëm që Dukat e Sussex do të jenë në Britaninë e Madhe, por të shtunën do të festojnë edhe ditëlindjen e parë të fëmijës së tyre të dytë në Londër.

Duket se Princi Harry ishte veçanërisht i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij, por ai mori siguri të forta se ai, Meghan dhe fëmijët e tyre do të mbroheshin gjatë qëndrimit të tyre në Angli. Ata do të qëndrojnë në shtëpinë e tyre në Windsor në Frogmore Cottage gjatë fundjavës së festës dhe do të marrin pjesë vetëm në disa ngjarje. Është vetëm hera e dytë që Meghan kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pasi ajo la rolin e saj mbretëror në vitin 2020.