Sipas UNICEF-it, më shumë se pesë milionë fëmijë ukrainas janë të varur nga ndihma humanitare për shkak të luftës në vendin e tyre.

”Në Ukrainë, rreth tre milionë fëmijë kanë nevojë për mbështetje pas pushtimit rus dhe rreth 2,2 milionë fëmijë që ikën nga konflikti në vende të tjera kanë nevojë gjithashtu për ndihmë humanitare”, deklaroi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndihmën Humanitare.

”Të paktën 262 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt dhe qindra shkolla u dëmtuan”, theksoi organizata.

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve festohet më sot më 1 Qershor.

“Në vend që të festojmë këtë rast, po i afrohemi solemnisht 3 qershorit, ditës së 100-të të një lufte që ka shkatërruar jetën e miliona fëmijëve. Pa një armëpushim urgjent dhe paqe të negociuar, fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë dhe pasojat e luftës do të ketë një ndikim tek fëmijët vulnerabël në mbarë botën”, theksoi drejtoresha e UNICEF-it, Catherine Russell.