Edhe pse çështja e Robert Levandovskit po e shqetëson shumë Bajernin, kampionët e Gjermanisë sërish vazhdojnë të mendojnë për merkaton në këtë verë. Pas zyrtarizimit të Mazrauit nga ajaksi, gjermanët arrijnë akordin dhe me një tjetër talent të Ajaksit.

Bëhet fjalë për Rajan Gravenberk, i cili ka konfirmuar vetë se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Bajernit.

Përpara sfidës me Poloninë, 20-vjeçari e pranoi hapur se sezonin tjetër do të jetë lojtari i Bajernit të Mynihut dhe zyrtarizimi pritet të jetë vetëm çështje orësh.

Këtë lajm e ka konfirmuar dhe drejtori i klubit, Hasan Salihamixhiç, i cili ka thënë se mesfushori mund të quhet si lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë.