Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç është shprehur se nisma “Ballkani i Hapur”, ka gjetur ‘recetën’ për të ardhmen e rajonit.
Gjithashtu ai ka theksuar se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë për unitet në Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij alternativa e vetme për vendin e tij është rruga në BE.
Ndërsa ka folur për pjesëmarrjen e tij në takimin në Ohër, Abazoviç tha se në atë takim u fol për turizmin , trafikun e lirë, energjinë , bujqësinë, krizën ekonomike shëndetësore dhe infrastrukturën.