Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka prezantuar gazetarin Alfred Lela, si drejtor të ri të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike.

Por kjo nuk ka kaluar pa batuta, pasi menjëherë sapo Berisha e prezantoi, Lela kërkoi të thoshte disa fjalë, por nuk kishte mikrofon.

Drejtori i ri u zgjat nga Berisha, për t’i marrë atij mikrofonin, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer ish-kryeministrit, i cili mes batutave u shpreh: “A rrofsh, se të marrësh që në fillim mikrofonin tim”.