Ukrainian Flag is raised at the EP building in Brussels

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin kandidaturën e Ukrainës në BE.

Kështu shkruan media The Kyiv Independent, duke iu refruar fjalës së Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kiev.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama tha më 15 qershor se Ukraina i përket familjes evropiane dhe Europa është e detyruar t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për kandidaturën”, shkruan The Kyiv Independent.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është takuar sot me kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, të cilët morën pjesë në takim përmes një video-telefonate.