Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Gjermani.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në veri të Garmisch-Partenkirchen, një qytet bavarez pranë kufirit me Austrinë.
Mediet gjermane raportojnë se ekipet e shpëtimit po kryejnë operacione për vënien në kontroll të situatës. Në operacionin e kërkim shpëtimit po marrin pjesë dhe tre helikopterë.
Sipas Bild aksidenti hekurudhor ndodhi, kur një tren lokal doli nga shinat, e për pasojë vagonët e trenit u përmbysën në anën tjetër të rrugës.
Policia njofton se treni ishte plot më pasagjerë në momentin e aksidentit dhe se shumica prej tyre ishin studentë.