Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka thënë se do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme” për të liruar dy britanikët të cilët janë dënuar me vdekje nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, shkruan skynews.
“Unë i kam siguruar familjet se do të bëj atë që është më efektive për të siguruar lirimin e tyre,” tha ajo për BBC Radio 4.
Shaun Pinner, 48 vjeç, u kap në Mariupol në prill së bashku me Aiden Aslin, 28 vjeç gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port. Dyshja janë akuzuar si mercenarë.
Që nga dënimi, familjet e të dy burrave kanë folur me familjen e Pinner duke thënë se janë “të shkatërruar dhe të pikëlluar” nga rezultati i “gjyqit të paligjshëm.” Të shtunën, kryeministri Boris Johnson tha se ai ka urdhëruar ministrat e tij të bëjnë “çdo gjë që kanë në dorë” për të siguruar lirimin e të dy burrave.
Një shtetas maroken Saaudun Brahim, është dënuar gjithashtu me vdekje. Treshja janë luftëtarët e parë të huaj që dënohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe kanë një muaj kohë për të apeluar.