Me marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama drejton debatin e nivelit të lartë.

Në thelb do të jetë llogaridhënia për shkeljen e të drejtave ndërkombëtare. Në SHBA ndodhet edhe ministrja e Jashtme Xhaçka.

Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Takimet e kryesuara nga kryeministri Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror.

Një ditë më parë, ambasadori shqiptar në OKB,Ferit Hoxha prezantoi prioritetet tona, duke nisur nga forcimi i llogaridhënies, avancimi i agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Prej datës 1 Qershor Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.