Në kuadër të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe dhe zhvillimit urban të zonave në të dy krahët e rrugës , nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë po punohet për hartimin e projekteve që kanë të bëjnë me rrjetin e furnizimit me ujë si dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve .

Bashkia e Tiranës bën të ditur në një njoftim për shtyp se po punohet me intensitet të lartë në zonën e Shkozës në rrugën “Kostandin Shpataraku” në të cilën po kryhet rikonstruksioni i rrjetit të kanalizimeve .

Me përfundimin e këtij projekti, bëhet i mundur disiplinimi i ujërave në këtë rrugë.

Në këto shtatë vite, bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.