Seriali i dytë i Squid Game po kthehet zyrtarisht dhe tashmë kanë nisur diskutimet me Netflix për një sezon të tretë. Netflix ka konfirmuar deklaratat e mëpërparshme të krijuesit të serialit fenomenal, Hëang Dong-Hyuk.
Njoftimi është bërë në një postim në rrjetet sociale ku thuhet se Squid Game është rikthyer zyrtarisht për një sezon të dytë!
Postimi shoqërohet me një ‘ngacmim’ të shkurtër me kukullën famëkeqe Red Light, Green Light, si dhe një mesazh nga skenaristi, regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit të famshëm që pushtoi botën.
Në një deklaratë, Hwang Dong-Hyuk tha: “U deshën 12 vjet që sezoni i parë i Squid Game të vinte në jetë vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë për t’u bërë seriali më i njohur në historinë e Netflix.” Më pas, pasi ka falënderuar fansat për dashurinë që kanë treguar në serial, zbulon disa nga personazhet që do të rikthehen në ciklin e dytë.
Sipas tij, në episodet e reja do të shohim sërish Gi-hun dhe Front Man, burrin me kostum, ndërsa do të shfaqet edhe djali i Young-hee.