Pak pasi në 23 tetor të vitit 2018, Sali Berisha do të nxirrte në facebook foton e një shtëpie në Amerikë për të cilën deklaronte se ishte në pronësi të Edi Ramës, ky i fundit do të ngrinte një padi ndaj tij.
Në kundërpërgjigje ndaj padisë së Ramës, Berisha do të ngrinte një kundërpadi brenda së njejtës çështje.

Pas shumë shtyrjeve të seancave gjyqësore me kërkesë të palës së paditur nga Edi Rama, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, ka dalë sot me vendimin që i jep sërish një tjetër vulë zyrtare Sali Berishës, atë të shpifësit të provuar.

Gjyqtari Dritan Caka ka marrë sot vendimin për të rrëzuar kundërpadinë e Berishës dhe për të pranuar atë të Ramës, duke i kërkuar Berishës shpërblim dëmi prej 1 milion lekësh të vjetra dhe detyrimin për të përgënjeshtruar postimin e vitit 2018 në faqen e tij facebook.

Ky vendim rrëzon përfundimisht të gjitha shpifjet e Sali Berishës ndaj Edi Ramës sepse kundërpadia e tij, e rrëzuar sot nga gjykata, lidhej edhe me deklaratat që ai bënte në publik mbi një gjyq të Edi Ramës për atësinë e djalit të tij.