Pas rrëzimit të vendimit afro 50 vjeçar të abortit ka reaguar Presidenti amerikan i shtetit Joe Biden i cili e ka cilësuar këtë vendim si mizor.

“Gjykata ka bërë atë që nuk ka bërë kurrë më parë. Ajo ka hequr shprehimisht një të drejtë kushtetuese që është kaq themelore për kaq shumë amerikanë. Do të ketë pasoja reale dhe të menjëhershme. Ky vendim është “aq ekstrem sa gratë dhe vajzat të jenë të detyruara të mbajnë fëmijën e përdhunuesit të tyre”.

Teksa ishte duke mbajtur deklaratën e tij Biden ndalon, me sa duket i pushtuar nga emocionet.

“Thjesht më mahnit! Imagjinoni që një grua duhet të mbajë një fëmijë që është pasojë e incestit! Është mizore.” – tha Biden.