Paketimet shumëngjyrëshe të vezëve që gjejmë në treg shkaktojnë konfuzion jo vetëm në aspekt cilësie por edhe çmimi.
Ajo që shumë prej konsumatorëve shqiptarë kanë vënë re, është se vezët me lëvozhgë të kuqe apo kafe janë më të shtrenjta.
Në bazë të çmimit, shumë lehtë mund të supozohet se këto vezë janë organike dhe superiore në vlera e cilësi.
Ky supozim nuk është domosdoshmërisht i saktë.
Disa teori thonë se ngjyra e lëvozhgës së vezës bazohet në ngjyrën e pendëve të pulës.
Por kjo nuk është e vetmja teori që ekziston në lidhje me vezët.
Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni mbi disa prej teori mbi cilësinë e vezëve në bazë të ngjyrës së lëvozhgës.
Ngjyra e Lëvozhgës Në Bazë të Ngjyrës Së Pendëve
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se ngjyra e pendëve është faktor, jo domosdoshmërisht është përcakton ngjyrën e lëvozhgës.
Pulat me pendë të bardha nxjerrin kryesisht vezë të bardha, po ka disa prej tyre që nxjerrin vetëm vezë me lëvozhgë të kaftë.
Disa lloje pulash kanë pendë shumëngjyrëshe e megjithatë nxjerrin gjithmonë vezë me lëvozhgë me ngjyrë të njëjtë, siç është e bardha.
Atëherë çfarë e përcakton ngjyrën e kaftë?
Disa teori thonë se pjesa e dalë e veshit të jashtëm të pulës ofron një vlerësim më të saktë të ngjyrës së lëvozhgës së vezës.
Pulat që kanë këtë pjesë të veshit me ngjyrë të kuqe prodhojnë vezë me lëvozhgë ngjyrë të kuqe apo kafe ndërsa ato me ngjyrë të bardhë, prodhojnë vezë të bardha.
Përse Janë Më Të Shtrenjta Vezët Kafe?
Për të kuptuar një gjë të tillë, duhet të mësoni më shumë për sistemin riprodhues të pulës.
Ekspertët sqarojnë se një veze kërkon 26 orë që të formohet.
Vetëm membrana e lëvozhgës kërkon të paktën 75 minuta.
Pigmenti është hapi i fundit përpara se veza të dalë në dritë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në dy vitet e para të jetës, një pulë arrin të prodhojë të paktën një vezë në ditë.
Të gjitha vezët ndjekin të njëjtën rrugë. Por ato të bardha nuk ndalojnë në ‘stacionin’ e fundit për të marrë pigmentin e duhur.
Vezët kafe nga ana tjetër bashkë me pigmentin, kërkojnë më shumë energji nga pula.
Pulat që prodhojnë vezë me ngjyrë kafe, kërkojnë më shumë kohë dhe më shumë ushqim, dhe rrjedhimisht kostot e prodhimit nga ferma janë më të larta.
Vezët E Bardha Mbeten Më Të Konsumuarat
Arsyeja kryesore përse vezët e bardha janë më të preferuara është çmimi dhe ato blihen kryesisht më shumë nga konsumatori.
A Ndryshojnë Vezët Në Aspekt Ushqyesish?
Duke qenë se përmbajtja e vezës dhe lëvozhga e saj formohen në pikën e fundit të sistemit riprodhues të pulës, ndryshimi i vetëm është ngjyra.
Pavarësisht ngjyrës, vezët janë të gjitha njësoj në aspekt ushqyesish./AgroWeb.org