Sali Berisha ka injoruar ditën e sotme deputetin demokrat Belind Këlliçi në nisje të takimit të mbajtur pasdite për hartën e re gjyqësore
Këlliçi ndodhej në hyrje të sallës teksa u mat të shkëmbente një përshëndetje me ish kryeministrin por ky i fundit i kaloi përballë dhe nuk denjoi t’i japë as dorën.
Kjo ka ngritur dyshime për krisje të marrëdhënieve mes tyre. Javët e fundit Këlliçi është përfshirë në një përplasje në distancë me aktivisten Evi Kokalari, e cila është edhe një prej njerëzve të afërt të Sali Berishes.
Me gjasa sulmet e Kokalarit nuk duken të jene individuale, duke parë dhe qëndrimin e sotëm të Berishës.https://youtu.be/Q1IlRKi64rA