Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij në samitin e BE-së tha se Serbia ka qenë mbështetëse e madhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vuçiç tha se Ballkani i Hapur është një ide e jona dhe jo e Rusisë, dhe se kjo nismë do të ndihmojë të tre shtetet që të kujdesen vet ndërmjet njëri-tjetrit.
‘Ne e kuptojmë njëri tjetrin dhe Serbia ishte mjaft mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por asgjë nuk ndodhi.. unë mendoj se ato e meritonin dhe do ta marrin sa më shpejt, të dyja vendet kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloren evropiane. Më duhet të them diçka në një mënyrë më optimiste. Nëse bëhet një analizë e jona me BE, Serbia ka rritur shkëmbime tregtare me BE-në me më shumë se 30%, që do të thotë 40 mlrd euro. Imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa ç’është Serbia. U jemi mirënjohës zyrtarëve të BE-së, pasi na kanë dëgjuar. Diskutuam për propozimin e Macron që do të thotë krijimi i një komuniteti të ri europian dhe kjo është një mënyrë e mirë për ne që të dëgjohemi. Ishte për mua mjaft e dobishme. Më duhet të falënderoj Kovaçeskun dhe Ramën pasi ishin shumë të drejtë karshi Serbisë. Pashë gjatë diskutimeve në atë kohë kishin informuar publikun e tyre për çështjen Ruso-Ukrainase. Nuk e fsheh dhe isha një nga folësit e fundit që ju referova këtyre çështjeve. 2 629 artikuj që janë shtypur për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj se Serbia po rrezikon rajonin e Ballkanit Perëndimor, se po rrezikon pavarësinë e Bosnjë Hercegovinës, apo të Kosovës, apo sido që ta quani. A keni parë një më fal nga këto.
Do jemi në gjendje që të gjithë së bashku të zgjidhim sa më shpejt këtë çështje të Maqedonisë së Veriut. I kërkoj popullit serb të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një nismë e Ballkanit të Hapur për të cilin jam shumë krenar, pasi ishte një ide e ne të treve. Ne donim të nisnim të kujdeseshim për rajonin tonë. Dëgjuam dikë që tha që ishte një ide e Orbanit, e dikush tha Putinit. Unë nuk kam folur kurrë me Putin për këtë. Ne nuk kishim nevojë për askënd tjetër.’- tha Vuçiç.