Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në Forumin e Politikave Globale ISPI, shfrytëzoi rastin e lidhjes së drejtpërdrejt në video për të falënderuar kryeministrin Mario Draghi dhe qeverinë italiane për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë grave dhe fëmijëve ukrainas të larguar nga vendi për shkak të luftës.

“Për negociatat me Rusinë, Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të ardhmen, dhe ne besojmë se Italia duhet të jetë ndër garantuesit.”, tha Zelensly.

“Mijëra refugjatëve që janë strehuar në Itali. Më shumë se 5 milionë njerëz janë larguar nga vendi ynë dhe kanë gjetur strehim jashtë vendit, veçanërisht në Itali”, shtoi ai.