Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ministrja shkruan “urime President Bajram Begaj, Shqipëria mbi gjithçka”.
Spiropali ka publikuar foto nga momenti i votimeve në sallën e Kuvendit pasditen e sotme.
Postimi i Elisa Spiropalit në Facebook
Urime President Bajram Begaj! Shqipëria mbi gjithçka!
Me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi zgjodhi sot Bajram Begajn si Presidentin e ri të Shqipërisë.