Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë e Partisë, teksa emri i Presidentit të ri është çështja kryesore.
Sipas rendit të ditës, të siguruar nga gazetari Ergys Gjençaj për “BalkanWeb”, mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00. Kujtojmë se kryeministri Rama kthehet sot nga turi i tij i vizitave në SHBA.
Gjithashtu në rend dite është edhe “informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarin e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm.”