Ditën e sotme u mbaj samiti i radhës i “Open Ballkan” në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencë e përbashkët për shtyp Zoran Tegeltija Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës u shpreh se pas firëmosjes së këtyre marrëveshjeve jam i sigurt që Bosnje dhe Hercegovina patjetër të bëhet anëtare e plotë e këtij projekti, sesa isha i sigurt përpara se të vija këtu.

Me tej Tegeltija shtoi: “Do të bëj të gjithçka që është e mundur që kamionët, maunet, mallrat në Bosnje dhe Hercegovinës të mos qëndrojnë në vendkalimin kufitar dhe të presin certifikata dhe kamionet e tjerë ndërkombëtarë të kalojë kufirin. Nuk jeni ju fajtorë, nëse kjo ndodh do të jemin ne, që do të jemi fajtorë.”

Në mbyllje të fjalës ai tha “Faleminderit që i mbani dyert e hapura për ne, që nuk parashtroni kushte dhe nuk parashtroni afate dhe ne dimë ta çmojmë këtë.”