Halit Valteri nuk i “ndahet” presidentit Meta. Ditën e sotme ai ka depozituar në postë të gjitha dokumentat dhe provat që ka kundër Ilir Metës.
Ish-deputeti me anë të një postimi në “Facebook”, shkruan se sot do të njoftohen të gjitha Ambasadat partnere të vendit për aferat korruptive të Metës.
Sipas Halit Valterit reforma në drejtësi duhet të mos mbetet vetëm në letra, por të justifikoojë investimin e partnerëve të Shqipërisë.
“Sot u njoftuan te gjithe Ambasadat partnere te vendit tone per zullumet e Haxhi Qamilit (Meta) te koheve moderrne ! Reforma ne drejtesi te mos mbetet ne letra por te justifikoje investimin e partnerve tane”, shkruan Valteri.
Kujtojmë se më herët Valteri ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta, pasi bazuar në të dhënat e gazetës austriake, kur ai ka qenë në pushtet, ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.