Orges Shehi do të vazhdojë të jetë në stolin e Tiranës. Klubi bardheblu ka konfirmuar teknikun në pankinë, edhe për sezonin tjetër.

“Orges Shehi do të vijojë të jetë pjesë e bardhebluve edhe në sezonin e ri. Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit.

Puna e mirë, karriera e pasur dhe fitimi i titullit të 26 të klubit si edhe i pari i tij personal si trajner e mbajnë Shehin në krye të bankinës bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm,” Shkruan klubi.