Ambasada amerikane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Jashtme ka organizuar një aktivitet për të vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja Yuri Kim, në fjalën e mbajtur në eventin e organizuar për kremtimin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të bashkuara dhe Shqipërisë, u shpreh se ajo që nuk ka ndryshuar në 100 vite, është se SHBA nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur e sovrane.
“Një shekull më parë disa vote pasi presidenti deklaroi se Shqipëria do të jetë një vend i pavarur, ambasadori në vendin tuaj pati nderin ti kumtojë Xhaferr Ypit njohjen si shtet i pavarur.
Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë të përcjellë ndër breza. Gjatë komunizmit ky pishtar u ruajt, u fsheh, por nuk u lejuar të shuhet.
Ndaj kemi nderin ta mbajmë sot lart këtë pishtar që ia të ndricojë rrugën përpara në shtegun tonë të përbashkët si miq dhe aleatë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por e vërtetë dhe e pandryshuar është se SHBA nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur e sovrane dhe kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin në miqësinë tonë”, tha ajo.
Të pranishëm në aktivitet janë figura më të larat të shtetit shqiptar, kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetari i grupit parlamentar në PD, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa nuk ka asnjë përfaqësues të Rithemelimit të Sali Berishës, i cili është shpallur ‘non grata nga SHBA.