Departamenti i Shtetit i SHBA dha sot një deklaratë për 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria përkujtojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në vitin 2022″, thuhet në deklaratën e DASH.
“Pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë”, thekson DASH.
“Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm”, nënvizoi DASH.
“Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi”, thuhet në deklaratën e të dhënave mbi 100 vitet e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nga Departamenti i Shtetit i SHBA.