Nga Eduard Zaloshnja/
Në një sondazh rigoroz në gjithë territorin e vendit gjatë marsit (me anketim ballëpërballë), kisha përfshirë edhe pyetjen “Si mendoni se do të jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në në 5-10 vitet e ardhshme?”
Plot 67% e të anketuarve u përgjigjën “Më të forta” (marzhi i gabimit statistikor për këtë përgjigje plus/minus 2.8%). Rreth 29% u përgjigjën “Të njëjta” (marzhi i gabimit statistikor për këtë përgjigje plus/minus 2.7%). Pjesa tjetër (4%) u përgjigj “Më të dobëta” ose “Se di”.