Njohja mund të duket si një proces i thjeshtë që zhvillohet në mënyrë spontane dhe lehtësisht, por do të habiteshit nëse do ta finit se sa procese psikologjike po ndodhin tek një person në atë moment. Truri juaj bën gjykime për personin që takoni para se ta kuptoni.
Tre gjëra janë vendimtare kur bëhet fjalë për të krijuar një përshtypje të parë. Shkrimtarja dhe antropologia Helen Fisher shpjegon se cilat janë ato tre gjëra dhe saktësisht se si ato ndikojnë në opinionin që dikush do të ketë për ju.
Dhëmbët
Shfaqja e dhëmbëve tuaj dëshmon për shëndetin tuaj të përgjithshëm, zakonet higjienike dhe moshën, ndërsa disa fenomene, si kërcitja e dhëmbëve apo shtrëngimi i tyre mund të tregojnë diçka edhe për karakteristikat tuaja personale.
Këto dukuri mund të tregojnë, për shembull, zemërim dhe nervozizëm. Ngjyra dhe gjendja e dhëmbëve mund të tregojnë diçka edhe për zakonet tuaja, për shembull, nëse jeni duhanpirës, nëse pini shumë kafe, sa rregullisht i lani dhëmbët etj.
Këto janë të gjitha gjërat që një person mund t’i përpunojë në mënyrë të pandërgjegjshme ndërsa ju vëzhgon. Në fund të fundit, duhet ta pranoni se njerëzit me buzëqeshje të bardha të ndritshme kanë qenë gjithmonë më tërheqës për ju.
Gramatika
Gramatika e keqe shpesh merret si mungesë edukimi dhe është e vërtetë që shqetëson shumë njerëz. Nëse jo ju, atëherë me siguri dikush që njihni ka pushuar së komunikuari me dikë, pikërisht sepse mesazhet tregojnë se gramatika është një pikë e dobët.
Shpesh preferohen partnerë të zgjuar dhe të arsimuar. Gramatika juaj tregon shumë për origjinën dhe edukimin tuaj shoqëror.
Vetëbesimi
Shumë gjëra mund të tregojnë një vetëbesim të fortë apo të ulët. Nga mënyra se si flisni me dikë, përmes mënyrës se si uleni, shtrëngoni duart, pozicionin e trupit, buzëqeshjen, zërin…E gjithë kjo vihet re dhe shpesh përfaqëson bazën mbi të cilën ndërtohet një opinion për ju.
Vetëbesimi juaj tregon shumë për stabilitetin tuaj emocional. Mënyra se si ne mendojmë për veten mund të ndikojë shumë në marrëdhëniet tona. Nëse nuk ndihemi mirë me veten, nuk kemi energji pozitive emocionale për t’u fokusuar te një person tjetër, theksoi Helen.