Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi i tij ndjek plotësisht politikën e Bashkimit Evropian, se Mali i Zi është lider në procesin integrues, se është i bindur se përvoja malazeze do të jetë e dobishme për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit, ndërkohë që njofton edhe për krijimin e një grupi pune për iniciativën e Ballkanin të Hapur, sipas televizionit malazez, RTCG.
Abazoviç tha se Ministria e Çështjeve Evropiane është ngarkuar me krijimin e një grupi pune që do të bëjë një analizë që do të vlerësojë efektet e nismës Ballkani i Hapur në Malin e Zi.
“Mendoj se iniciativa mund të sjellë shumë efekte pozitive për Ballkanin Perëndimor, si më pak kufij, bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe marrëdhënie më të mira fqinjësore. Gjithashtu besoj se është në përputhje me Procesin e Berlinit”, tha Abazoviç në një intervistë për emisionin ”Diplomaci dhe tregti”.
Sipas tij, zhvillimi ekonomik, procesi i integrimeve evropiane dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë drejtimet kryesore të shpallura të qeverisë malazeze.