Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj në aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, është shprehur se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është aq e fortë sa nuk e zbehën dot as 50 vite komunizëm.

“Ju faleminderit që jeni këtu bashkë me ne, për të kremtuar 100 vjetorin marrëdhënie të vendeve tona. Kjo nuk është një marrëdhënie e rëndomë siç lidhen zakonisht për interesa, është kaq e fortë dhe e konsoliduar e sa edhe 50 vjet komunizëm nuk mundën ta zhbënin dhe nuk e zbehen,” tha Xhaçka ndër të tjera.

“Jemi mirënjohës për atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për vendin tonë. Në 30 vitet e fundit, koha e ka justifikuar besimin dhe entuziazmin e shqiptarëve tek Amerika. Shqipëria sot, realitet krejt tjetër nga ai që gjeti Sekretari Baker 30 vjet më parë kur rilindi kjo marrëdhënie e shkëputur”, u shpreh ajo.