4 Korriku, është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësinë nga ana e Kongresit më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia.

Shteti simbol i botës, i lirisë dhe i demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare -246-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Gjatë nënshkrimit të Deklaratës SHBA-ja ishte e përbërë prej 13 kolonish nën udhëheqjen mbretit anglez George i 3-të.

Arsyeja për nënshkrimin ishte pakënaqësia në rritje e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`ia paguanin Anglisë. Në korrik të vitit 1776 “The Pennsylvania Evening Post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për Pavarësi.

Në korrik 1776, SHBA ishte një vend me 2.5 milionë banorë. Tani është një vend me 332 milionë banorë. Këto ditë, amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë me fishekzjarre dhe festa të tjera. Shfaqja vjetore e fishekzjarreve të 4 korrikut në qytetin e Nju Jorkut është më e madhja në vend.

Mund të shihet në shtetet fqinje të New Jersey dhe Connecticut dhe transmetohet gjithashtu në mbarë vendin. Këtë vit, zyrtarët në Atlanta, Gjeorgji, po mbyllin rrugët në qytetin jugor për garën tradicionale AJC Peachtree Road.

Në Los Anxhelos, Kaliforni , adhuruesit e filmave mund të zgjedhin ta festojnë festën duke parë filma të vjetër të Hollivudit nga varkat e vogla në liqenin Castaic. Dhe shumë në veri në Anchorage, Alaska , traditat e Ditës së Pavarësisë përfshin një mëngjes me petulla, lojëra bejsbolli dhe fishekzjarre gjatë natës vonë.

SHBA-të sot konsiderohen sipas të gjitha të dhënave si forca kryesore politike, ekonomike e diplomatike në botë.