Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj bëri të qartë se të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni nuk do të amnistohen. Në fajlën e tij, Ahmetaj u shpreh se amnistia është shumë e rëndësishme për shkak të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendit. Ai theksoi se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë për 5 vite.

“Tërmeti i 2019, goditi mbi 7% të PBB, dëmi mund të shkojë edhe 9%. Dëme që duhen riparuar. Është pandemia, ka goditur të gjithë vendet e globit. Shqipëria e ka përballuar me sukses por goditjet ekonomike kanë qenë të ndjera me gjithë paketa injektuese. E treta është invazioni rus në Ukrainë dhe kriza ekonomike me treguesin më të prekshëm që është inflacioni dhe në kategori të ndryshme të popullsisë është më i lartë. Ky kontekst ekonomik prek buxhetin. Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë dhe tenton të garantojë likujditete e domosdoshme. Është hera e parë që propozohet legalizimi i kapitalit. Nuk bëhet fjalë. Amastia penale nuk do të thotë që dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale amnistohet. Te kategoritë e përjashtuar, ata janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Mundëson ligjësimin e pasurive të deklaruar ose të paregjistruar, amnisti fiskale dhe penale për të gjitha subjektet përfituese. Pasuritë e deklaruar nuk mund të transferohen jashtë vendit për një periudhë 5-vjeçare”, tha Ahmetaj.