The Times ka analizuar dy kandidatët e fundit të mbetur në garën për kreun e konservatorëve dhe zëvendësuesin e Boris Johnson si kryeministër.

Është dëshmi e trashëgimisë së Margaret Thatcher-it se kush është ose nuk është Thatcheriste, është ende një faktor ndikues në garën për lidershipin e konservatorëve

Në një shikim të parë, është Liz Trus ajo që ka më shumë mundësi, duke qenë se ka ngjashmëri me figurën e Thatcherit që duket se janë dizenjuar pikërisht për këtë arsye, por për të cilat Truss pretendon se nuk janë të qëllimshme.

Ama nëse bëhet një analizë e plotë, është kandidati Rishi Sunak ai që është më i vërtetë Thatcherist.

Siç tha Truss të enjten, edukimi i saj ishte shumë i ndryshëm nga ai i Margaret Roberts. Prindërit e saj ishin akademikë të krahut të majtë, larg nga botëkuptimi i Alderman Roberts-it.

Në këtë kuptim edhe Saunak është larg, por se referuar të shkuarës së tij të hershme, familja e tij mishëron “virtytet e fuqishme” që Thatcheristët kërkuan të promovonin.

Ata janë punëtorë, sipërmarrës. Nëna e tij krijoi një biznes, ekuivalent me një farmaci por ku shiten edhe gazeta apo produkte të tjera, duke i shërbyer komunitetit të saj.

Biznesi ishte i administruar nga e gjithë familja, çka ndihmoi edhe në formimin e botëkuptimit të Sunak. Ai jepte receta dhe ndihmonte në mbajtjen e llogarive.

Një ish-ministër i Thesarit kujton se ishte i habitur se sa shpesh Sunak e përmendte biznesin dhe atë kohë, kur diskutonte disa çështje politike.

Ky sfond, ndoshta shpjegon pse Sunak beson me kaq pasion se nuk mund të marrësh diçka pa dhënë asgjë.

Angazhimi i tij ndaj përgjegjësisë fiskale është themeli i bindjeve të tij politike. Kjo është arsyeja pse, kur Boris Johnson donte t’i shpëtonte njerëzit nga shitja e shtëpisë së tyre për të paguar sigurimet, Sunak ishte i bindur se një politikë e tillë do të duhej të paguhej.

Ai argumentoi se nuk mund të krijoni një angazhim të ri për shtetin pa e financuar atë. Dhe nëse konservatorët do të fillonin të premtonin gjëra pa pasur asnjë mënyrë për të paguar për to, ai tha se do të bëheshin një me planet e Laburistëve.

Një qëndrim i tillë i tij është kritikuar nga kampi i Truss, të cilët e vlerësojnë Sunak si “socialist” për politikat e tij.
Një ministër më fleksibël do ti kishte thënë Johnson se kjo mund të bëhej, por në plan kombëtar do të kishte qenë e gabuar.

Truss e mbështet fushatën e saj në faktin se kundërshtoi rritjen e taksave. Por ajo kundërshtoi mekanizmin e financimit, jo politikën e taksimit. Ideja e saj ishte se shpenzimet do të vazhdonin akoma; shteti do të ndërhynte në mënyrë që njerëzit të mos kishin nevojë të shisnin shtëpinë e tyre për të paguar detyrimet.

Por nuk do të kishte asnjë rrjedhje të ardhurash për të mbuluar koston. Nëse konservatorët fillojnë të thonë se shteti mund të marrë përsipër angazhime të reja pa asnjë mënyrë për të paguar për to, atëherë ata janë duke luajtur një lojë të rrezikshme.

Në pyetjen që momentalisht ndan partinë- nëse inflacioni apo rritja është problemi më i madh- Sunak mban qëndrimin e Thatcherit se duhet të kontrollohet inflacioni përpara se të ulen taksat. (Buxheti i vitit 1981, ndoshta më i rëndësishmi i epokës së Thatcherit, vendosi taksa dhe vendosi një taksë të papritur mbi bankat në përpjekje për të luftuar inflacionin).

Truss, nga ana tjetër, ka pikëpamjen e Reganit se ulja e taksave është përparësia ndaj kontrollit të huamarrjes. Reganizmi, megjithatë, përfitoi nga mbajtja e monedhës rezervë globale të SHBA-së, duke i bërë deficitet e mëdha më pak të rrezikshme.

Angazhimi i Sunakut ndaj parimeve mund ta bëjë atë të duket kokëfortë. Por kjo i ka sjellë dobi. Në vitin 2016, si një politikan i ri, zgjedhja e sigurt do të kishte qenë të mbështeste kryeministrin dhe të mbante kokën ulur. Por

Sunak besonte se përfitimet e sovranitetit, kontrollit demokratik dhe fleksibilitetit në ekonominë e shekullit të 21-të në lëvizje të shpejtë, ishin të tilla që ishte e drejtë që Britania të largohej nga BE.

Si Sunak ashtu edhe Truss kanë qenë ministra të lartë të kabinetit. Kur një sekretar i jashtëm dhe një ish-ministër konkurrojnë kundër njëri-tjetrit, asnjëri nuk mund të pretendojë se ka më shumë përvojë dhe është më i zoti se tjetëri. Të dy kanë përballuar krizat.

Por moria e vendimeve me të cilat Sunak duhej të përballej si një ministër i ri gjatë pandemisë ishin një lloj përgatitjeje për vendimet që i duhen një kryeministri të marrë në një krizë ekonomike, energjitike apo një krizë që lidhet me sigurinë.

Mund të duket e çuditshme që konservatorët kujtojnë një kryeministër që u bë lider i partisë përpara se të lindte secili nga kandidatët e tanishëm, por ajo që simbolizon Thatcher ishte radikalizmi i kombinuar me seriozitetin për qeverisjen.

Një vendosmëri për të krijuar një vend të ri për Britaninë në botë dhe një gatishmëri për t’u përballur me zgjedhje të vështira, në vend që ti tejkalojë ato. Për momentin, njëri kandidat është shumë më Thaçerist në qasjen e tij ndaj sfidave me të cilat përballet vendi se tjetri.