Megjithëse Britania e Madhe është duke kthyer në Shqipëri persona që kanë probleme me ligjin apo që janë kapur duke kryer vepra penale, si trafikimi i drogës apo i armëve, shqiptarët duket se nuk ‘heqin dorë’ nga ‘shtëpitë e barit’.
Teksa sot Britania e Madhe ktheu për në Shqipëri përmes një fluturimi charter 26 persona të dënuar me 88-vjet burg, 6 të tjerë kanë dalë sot paragjykatës në Llandudno pasi u kapën duke kultivuar kanabisi në zonën e Rhyl-it.
Sipas mediave britanike të 6 shqiptarët dyshohet se kultivonin drogë të klasit B. Asnjë nga të pandehurit, të cilët kishin marrë me vete edhe përkthyes nuk reaguan nëse i pranon apo jo akuzat.
Të pandehurit janë Robert Rexha, 45 vjeç, Izmir Dema, 31 vjeç, Zhejson Cirh, 21 vjeç, Klodian Dema, 38 vjeç dhe Amariedo Lala, 30 vjeç. Nga ana tjetër, avokatët e tyre nuk bënë asnjë kërkesë për lirim me kusht. Ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.