Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kapën duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 32”, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T., 52 vjeç, banues në Lushnje dhe K. Sh., 44 vjeçe, banues në Durrës.

Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon që drejtohej nga 52-vjeçari dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.