Një atentat me armë zjarri në drejtim të një shqiptari, ka ndodhur në Athinë në orën e vona të mbrëmjes së kaluar, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Metaksurgio, në rrugën Xiuo 6.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari ka marrë plagë në bark dhe këmbë dhe është transportuar me urgjence në spital. Ngjarja dyshohet për larje hesapesh për trafikun e drogës.

Sakaq forca të shumta policie zbritën në terren, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.