Kreu i Grupit të PS Tualant Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas takimit me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovic, u shpreh se në këtë takim u diskutua për çëshjte të interesit të dyanshëm.
Gjatë fjalës së tij Balla gjithashtu tha se Ballkani i Hapur mundëson liritë e BE në rajon.
“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.