Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ka prezantuar kryetarët e rinj të PS për Bashkinë e Lushnjes.

Në fjalën e tij Balla tha se procesi i ri-organizimit të partisë, synon përfshirje sa më të madhe te të rinjve dhe rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.

“Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në nivel bashkie, por edhe në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë vajza dhe gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste”, dekëaroi Balla.

Sipas Ballës, Kundërshtarët e Partisë Socialiste nuk janë personazhet qesharakë në krye të opozitës sot.

“Ata i kemi mundur dhe do t’i mundim sa herë t’i kemi përballë. Gratat dhe non-gratat nuk janë alternativë. Kundërshtarët tanë janë ata zyrtarucë në çdo zyrë shteti që shpërdorojnë besimin e qytetarëve dhe të cilët nuk u zgjidhin hallet njerëzve”, tha Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.

Lushnjë📍🌹🇦🇱 Vijojmë në Lushnjë një proces ripërtëritës, ri-organizimi të partisë, ku synojmë përfshirje sa më të madhe te të rinjve dhe rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në nivel bashkie, por edhe në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë vajza dhe gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.

Ne socialistët shqiptarë jemi progresistë, nuk jemi konservatorë, jo për definicion, por se na dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë. Kundërshtarët tanë nuk janë personazhet qesharakë në krye të opozitës sot, ata i kemi mundur dhe do t’i mundim sa herë t’i kemi përballë. Gratat dhe non-gratat nuk janë alternativë. Kundërshtarët tanë janë ata zyrtarucë në çdo zyrë shteti që shpërdorojnë besimin e qytetarëve dhe të cilët nuk u zgjidhin hallet njerëzve.

Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.