Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit Anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësues i SPD, Metin Hakverdi.
Përmes një postimi në rrjetim social facebook Balla deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.
Gjatë takimit Balla i ka shprehur mirënjohjen z. Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë.
“Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, thekson Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kuvend – Takim me Anëtarin e Bundestagut, përfaqësues i SPD Metin Hakverdi. Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.
Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje zotit Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare.