Denis Deliu, deputeti socialist, ish-ushtarak e ka cilësuar ndërtimin e një baze të re të NATO-së, në portin e Durrësit si një garanci sigurie dhe ekonomike për vendin tonë, por edhe një mesazh i aleancës, që sipas tij e sheh Shqipërinë si një aleat serioz dhe strategjik.
Në një intervistë në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Deliu tha se ky prpjekt do të rriste edhe cilësinë e ushtrisë shqiptare, pasi do të ketë bashkëpunime të rëndësishme me vendet e tjera.
“Garanci për Shqipërinë, për vendet e NATO, do të ndikojë pozitivish, si nga ana ekonomike dhe nga ana e sigursë. Shërben në mbrojtje të vendeve anëtarë të NATO-së. Garanci e madhe, duke qenë baza ajrore e Kucovës, por edhe ajo detare, vendi ynë do jetë më i sigurt, vëmendja e nNATO dhe SHBA do jetë më e madhe kundrejt Shqipërisë dhe FA. FA do të bashkëpunojë me FA të NATO, qeveria do jetë e detyruar që t plotësojë e GDP, kjo do jetë një arritje, ne bëmë edhe një rritje të parage të ushtarakëve, do shërbejë në rritjen e shërbisë së trajtimit të tyre dhe dinjitet”, tha ai.
Pozicionimin në Durrës, Deliu nuk e sheh një rastësi.
“Pozicioni është shumë i rëndësishëm, dhe politika shqiptare ka treguar një qasje pro perëndimore, kështu që NATO në momentin kur vendos të ndërtojë bazën, e shohin Shqipërinë si një aleat serioz dhe strategjik. Ka shërbyer në kohën e komunimi, pornuk ka mjetet e duhura, për shkak të ristrukturimit të FD dhe ato detare, është garanci edhe për portin tregtar, ndërkohë që bashkërenduar edhe me specialist të ndryshëm për këtë port, e favorshme se porti i Durrësit lidhet më shpejt me shumë vende të të tjera të NATO, është më afër me Tiranën”, deklaroi Deliu.
Duke u ndalur të lufta në Ukrainë dhe roli i NATO-s, për Deliun, ky konflikt e bëri aleancën më të fortë.
“Konflikti në Ukainë e forcoi NATO-n, botës i duhet një aleancë për sigurnë e saj dhe ka treguar se kjo aleanca ia vlen”, përfundoi ish-deputeti.
Për këtë projekt, ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama pritet të takojë shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.