Bashkimi Evropian njoftoi ditën e sotme se ka miratuar 500 milionë euro shtesë (510 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Këto masa ndihme nën Fondin Evropian të Paqes (EPF) synojnë të rrisin mbështetjen e BE-së për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e Forcave të Armatosura të Ukrainës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe mbrojtjen e popullatës civile kundër agresioni i vazhdueshëm ushtarak rus”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Evropian.

500 milionë euro shtesë e sjellin paketën totale të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën në 2.5 miliardë euro (2.55 miliardë dollarë), sipas Këshillit.

“BE mbetet e fokusuar dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe pavarësi. Ukraina ka nevojë për më shumë armë; ne do t’i ofrojmë ato. Në këtë kontekst, vendet anëtare të BE-së ranë dakord të mobilizojnë një këst të pestë të ndihmës ushtarake prej 500 milionë euro, duke e bërë këtë një total prej 2.5 miliardë eurosh pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës,” u shpreh Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë.