Gjermania dhe Franca do të mbështesin krijimin e një industrie evropiane të hidrogjenit përmes se ciles do te prodhohet energji. Fondi publik arrin vlerën e rreth 5.4 miliardë euro (5.4 miliardë dollarë), njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Hidrogjeni është i domosdoshëm për të diversifikuar burimet e energjisë dhe ka potencial të madh në të ardhmen”, tha në një konferencë për shtyp komisionerja e BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager, duke konfirmuar miratimin. Për një kompani të vetme ose shtetet anëtare të BE-së, një investim i tillë në teknologjinë inovative mund të jetë i rrezikshëm”, shtoi Vestager, duke përshkruar planet e përbashkëta të investimeve publike-private.

Njoftimi vjen mes rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë, ndërsa Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet për diversifikimin e karburanteve fosile ruse dhe avancimin e planeve për të reduktuar emetimet e karbonit në ekonominë e bllokut. Komisioni tha se miratimi i fondeve publike synon të tërheq afro 9 miliardë euro më shumë investime private drejt industrisë. Gjithsej 35 kompani dhe 41 projekte janë pjesë e planeve.

Prodhimi, magazinimi dhe shpërndarja e hidrogjenit, si dhe transporti dhe prodhimi i qelizave të karburantit janë përfshirë në planet e investimit. Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Spanja dhe Republika Çeke kane mbështetur planet e BE-së.