Moderatorja Roza Lati ka treguar se është shumë mendje hapur dhe pa komplekse, dhe si e tillë ajo nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve provokative të ndjekësve të saj në Instagram.
Ajo është e njohur për pozat ‘hot’ në rrjetet sociale duke bërë shpesh bujë me paraqitjet e saj. Por reagimet që merr nga ndjekësit e saj janë nga më të ndryshmet, ku nuk mungojnë as ofertat për t’u bërë pjesë e platformave për të rritur.
Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja përmes një pyetësori anonim në rrjetin social Instagram. Gjithçka nisi nga pyetja e një ndjekësi, i cili i “sugjeroi” Rozës të bëjë një video porno ose të hapë një llogari në aplikacionin për të rritur, “OnlyFans.”
“Sa lekë do të pranoje që të bëje një video porno? Po llogari në ‘Only Fans’ pse nuk hap se bën 500 mijë euro për 3-4 muaj”- ishte pyetja e ndjekësit, të cilën Roza e ka postuar duke shkruar: “Për këtë sms do përgjigjem me një inbox që më ka ardhur para pak ditësh”
Kështu ajo zbuloi një ofertë që ka marrë nga një agjenci e cila i propozon moderatores që të bëhet pjesë e ‘OnlyFans’ në këmbim të një shume të majme. Moderatorja jo vetëm që e ka refuzuar ‘ofertën’ por edhe ka shpërthyer ndaj personit që i ka shkruar.Pjesë nga biseda:
Agjencia: A po punon aktualisht me ndonjë agjenci?
Roza Lati: Çfarë lloj agjencie?
Agjencia: Unë kam një agjenci ‘OlnyFans’. Tani po punoj me 0.01% krijues. Duke qenë se ti je një top modele mund të punojmë me ty dhe të bëjmë 50-70,000 dollarë për muaj pa treguar përmbajtje të qartë. Nëse je e intersuar mund të të them më shumë informacione.
Roza Lati: Ahahhahaa! Unë jam bos nuk jam k*rvë.