Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak është shprehur se “rikthimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës do sjellë në politikë helmin, toksinat dhe ndasitë”.

Ai u shpreh se “situata është bërë toksike me këto prurjen e politikanëve 80-vjeçarë”, por theksoi se ‘i kemi mundur kur kanë qenë në pushtet jo tani që janë të mbaruar”.

Erion Veliaj: “Koha është e ngarkuar në kryeqytet kur të gjithë janë pushim, duket jashtë logjike, por koha është e ngarkuar për Bashkinë ku hapet të gjitha kantieret e mëdhaja, përfundojmë gjithë shkollat. Kemi marrë disa vendime. Mjetet e tonazhit të rëndë do lejohen në fundjavë duke qenë se njerëzit ishin në plazh dhe bie pak trafiku, nga e premtja në darkë deri të hënën në të gdhirë që të mbarojmë në afat rreth 12 shkolla që kemi, maternitetin e Tiranës, kjo deri në shtator për tu rikthyer kufizimet. Kush habitet dhe fillon histerinë e portalave që erdhën prapë betonierët, jo po u thyen. Nuk kemi thyer dhe nuk thyemi nga askush, thjesht çështje logjike për të shfrytëzuar fundjavat ku një pjesë e qytetit shkon në plazh. Kjo histeria e portaleve vjen për shkak se kemi hyrë në fushatë, rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës kthen helmin, toksinat, ndasitë, përçarjen, shpifjen, lajmet e rreme në politikë. Luli mirë, keq ishte pak më civil, këta janë të pacipë, mjafton të shikoni çfarë postoni Saliu dje, që u desh gjithë Shqipëria t’ia sqaronte se Sukthi nuk është në Tiranë por në Durrës, dhe po të ishte në Tiranë, nuk është kryetari i Bashkisë që rri pas kazanëve të plehrave. Edhe nëse ndodh këtu, është e rëndësishme që policia të bëjë të vetën, të hetojë, kush kishte faj. Histeria që do shohim tani është e njëjtë me atë që lamë pas.

Destini i qytetit tonë është të bëhet i madh, është diçka e pashmangshme, që askush nuk e frenon dot, me çfarëdolloj politike. Kush ka vendosur të vijë në Tiranë, do vijë.

Situata është bërë toksike me këto prurjen e politikanëve 80-vjeçarë por do t’i përballojmë, i kemi mundur kur kanë qenë në pushtet jo tani që janë të mbaruar.”

/a.r