Sali Berisha e ka konsideruar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën si “armik”.

Nga podiumi i vendosur përpara godinës së qeverisë, Berisha u shpreh është e hidhur që ta thotë këtë fjalë, por është e vetmja fjalë i del nga zemra.

“Partia shtet kishte në duart e veta të gjitha pushtetet. Sot pasardhësi i tyre, Edi Rama ia mbathi megjithëse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë, përsëri ia mbathi.

Përsëri do ia mbathi. Koha e tij është e numëruar. Në emrin tuaj, do i them Edi Ramës këto fjalë, Edi Rama, ne të dy sot jemi armiq. Jemi armiq. Po pse jemi armiq. Është e hidhur të them këtë fjalë, por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr” – tha Berisha.