Nga Artur Ajazi
Pas 7 Korrikut, duket sikur Berisha ka marrë “zemër”. Kjo për faktin sepse me syrin e tij dhe atyre që e rrethojnë, “u mundësua mbushja e bulevardit”. Sipas statistikave, në sheshin e asaj proteste, në fakt nuk ishin më shumë se 5 mijë vetë, por edhe sikur 40 mijë të ishin, duhet thënë se kryetari de facto i asaj partie mbetet i “kënaqur”. Ai po shfrytëzon çdo minutë të daljeve të tij në ekrane, për të kërkuar “rrëzimin e qeverisë me mjete demokratike”. Sipas ligjeve në një vend demokratik, qeveria rrëzohet vetëm me votë të lirë. Por Sali Berisha, nuk e ka njohur, nuk e njeh, dhe nuk besoj se do ta njohë ndonjëherë shtetin dhe qeverisjen që del nga vota e lirë. Ai po mburret se “rikthimi im, solli votën e lirë në PD”.
Por mund të besohet Berisha i 2022, kur kujton bëmat e Berishës së 1992, 1996, 1997, 1998, 2021, apo 2013 ? Por sot ai de facto (sepse nuk ka akoma një vendim gjykate) është kryetar partie, i “mbi 40 mijë anëtarëve që e votuan në stadiumin Air Albania”. Me kaq mburret Berisha se “ka rikthyer votën e lirë, ka kthyer primaret në PD”, kur me statistika ajo parti ka mbi 260 mijë anëtarë. Pra Berishën nuk e ka votuar as gjysma e anëtarësisë. Dhe pavarsisht kësaj, pavarsisht se riktheu në kryesi, në Këshillin Kombëtar dhe strukturat e tjera gjithë “gardën e vjetër” të akuzuar për vjedhje dhe korrupsion, ai nuk ngurron të kërkojë rrzimin e qeveris dhe marrjen e pushtetit…
Kjo është kataklizmoja. Berisha, pas 32 vitesh në politikë, pas gjithë atyre bëmave dhe gjëmave, kërkon sërish të bëhet kryeministër. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm në Sri Lanka, por jo në një vend anëtar të NATO-s, që aspiron të futet në BE. Kryetarin i 40 mijë anëtarëve të stadiumit “Air-Albania”, nuk po e mban vendi, dhe çdo ditë vetë ose përmes zëdhënëses po kërkon “largimin e Ramës dhe ardhjen e PD në pushtet”.
Pra, njeriu që ç’nuk bëri sa ishte në pushtet apo dhe opozitë dikur, sot kërkon të “nusërojë” për herë të tretë. Shqipëria ka vuajtur prej 32 vitesh nga asgjesimi i drejtësisë prej politikës destruktive, dhe kjo natyrisht mbetet pasojë e asaj katrahure. Në rast se do të kishte patur drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga politika dhe korrupsioni, Sali Berisha me kohë duhet të ishte para ligjit, duke dhënë llogari mbi ç’ka bërë ai dhe “garda e vjetër” sa kishin pushtetin. Por ja që edhe drejtësia e re, po tregon se deri sot, nuk ka “këllqe”, ti tregojë Berishës dhe ish-ministrave milionerë të tij, rrugën drejt Prokurorisë. Kërkesa për të ardhur në pushtet, mbetet si diçka nornmale për ish-liderin historik.
Atij nuk i bën përshtypje fare, as shpallja “non-grata” nga SHBa, madje ka 8 muaj që i ka shpallur luftë mediatike aleatëve tanë stradegjikë. Berisha po e luan mirë deri sot “lojën” e tij, por më absurde mbetet loja e drejtësisë së re, me fatin e shqiptarëve. Edhe pse e di mirë se, pa besimin dhe mbështetjen amerikane,Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet, Berisha beson se “duke qenë kryetari i 40 mijë anëtarëve që e votuan, do të mposhtë çdo superfuqi që tenton ta pengojë drejt marrjes së pushtetit”./Shqiptarja.com