Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministrja Spiropali ironizon deklaratat e Berishës i cili i konsideron shpifje pretendimet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë.
Spiropali shkruan në një postim në Twitter, se ndërkohë që SHBA dhe Britania vetëm shpifin, “nona” e shpifjes (Berisha), krimit dhe korrupsionit, thotë vetëm të vërtetën.
Postimi i Elisa Spiropalit në Twitter
Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp!