Ëndërra e verës? Merkatoja e fantazisë? Ndoshta. Ose ndoshta jo. Monza konfirmohet si një nga klubet më aktivë dhe ambiciozë në tregun e transferimeve të verës. Klubi brianza, pasi rrëmbeu Cragno, Ranocchia dhe Sensi, po mendon goditjen e dyfishtë dhe të bujshme për të zbukuruar repartin e sulmit.
Sipas asaj që raportohet nga ‘Sky’, në fakt, klubi i sapo promovuar në Serie A ka projektuar operacionin e dyfishtë “made in Argjentina”. Adriano Galliani ndërmori hapat e parë konkretë për të tentuar të sjellë Paulo Dybala dhe Mauro Icardi te Monza.
Menaxheri i debutuesve në Serie A nuk ngurroi të niste kontaktet fillestare me Jorge Antun, agjentin e ish-numrit 10 të Juventusit, dhe me Wanda Nara, gruan dhe agjenten e sulmuesit aktualisht në pronësi të PSG.
Padyshim që po flasim për dy negociata shumë komplekse, ndoshta jo edhe aq sa iu përket kostove të kartonëve përkatës, duke qenë se Dybala aktualisht është i lirë, ndërkohë që ish-kapiteni i Interit është jashtë planeve dhe projektit parizien, pavarësisht kontratës së vlefshme deri në qershor 2024.
Megjithatë, pengesat më të vështira përfaqësohen nga angazhimet e rënda që do të rezultonin nga një blerje e mundshme e dyfishtë. Numra që janë të vështira për t’u mbajtur, deri më sot, nga një klub i sapo promovuar në Serie A, por i pasur si ai në Brianza.
Për momentin, Galliani nuk ka bërë asnjë ofertë konkrete, duke u kufizuar në vlerësimin e qartë për dy sulmuesit argjentinas. Nëse deri në ditët e fundit të merkatos nuk do të zhbllokohej situata e dy lojtarëve, atëherë Monza mund të përpiqet të realizojë atë që sot i ngjan padyshim një ëndrre vere.